10 shkurt – Dje në Prilep është zhvilluar ndeshja miqësore mes Bratstvos nga Zhitosha dhe Veleshta e Strugës. Edhe pse ndeshje ishte miqësore loja ishte e bukur dhe interesante, shkruan Open-TV.
Ndeshja u fitua nga mysafirët me rezultat 2-3, pjesa e parë 2-1 për vendësit. Trajneri i skuadrës së Bratstvos, Romer Muriç per Open-TV deklaroi:
“Me Veleshtën demostruam një lojë cilësore, ku të gjithë repartet kanë funksionuar sipas asaj që kishim planifikuar. Ekipi nga dita në ditë po hynë në formen e duhur. Ditët e kaluara kemi pasur disa probleme, ku na ka munguar adaptimi i lojtarëve për shkak se kemi sjell lojtarë të ri në të gjitha pozicionet në skuadër”.
Sipas informacioneve të Open-TV në stinorin pranveror për ekipin nga Zhitosha do të luajnë gjashtë shkupjan, të cilët në ditët në vijim priten të prezentohen para opinionit. Liga e dytë e Maqedonisë-grupi i Lindjes do të fillon me 19 shkurt, ndërsa Bratstvo luan derbin lokal me Pobedën në Prilep./Open-TV.