Problemet te klubi i Gjilanit po vazhdojnë të shtohen, derisa pranë largimit nga klubi është edhe trajneri i skuadrës Zekirija Ramadani.
Kanal10 mëson se interesim për trajnerin nga Shkupi kanë shprehur skuadra si Prishtina, Ferizaj dhe së fundmi Drita.
Gjithashtu mësonet se trajneri është takuar me drejtuesit e Prishtinës dhe Ferizajit.
Mbetet të shihet destinacioni i ardhshëm i Ramadanit por duket se largimi i tij nga Gjilanit është i pashmangshëm!