Ai e dashuron Kosovën dhe kur të rritet ka dëshir të luaj për përfaqësuesën e Kosovë në futboll, shkruan Open-TV.
Bëhet fjalë për Erblin Islami, djaloshi i lindur dhe që po rritet në Oberriet të kantonit të St. Galenit në Zvicër. Prindërit e tij janë nga Llojani i komunës së Likovës-Kumanovë.
Ai ka lindur më 5 nëntor të vitit 2009. Me futboll ka nisur të merret që nga mosha 6 vjecare në shkollën e futbollit të SC Rheindorf Altach, duke qenë edhe kapiten i skuadrës.
Islami pas shtatë vitesh të kaluara në Altach, nga janari i këtij viti është bërë pjesë e Akademisë së futbollit të Austrisë me seli në Feldkirch, pasi më herët i kaloi dy provat me mjaftë sukses.
Erblini luan në pozitën e mesfushorit defensiv, por në rast nevoje mund të aktivizohet edhe në fazën e sulmit.
Në një intervistë për Open-TV, babai i tij Adnan Islami ka thënë se djali i tij ka dëshirë të zjarrtë që kur të rritet të luaj për Kosovën.
“Po, është shumë e vërtetë. Që kur ishte shumë i vogël më thoshte se do të vazhdoj të luaj atje ku ke luajtur ti. Poashtu më ka thënë se nëse arrin sukses në futboll kam dëshirë të luaj vetëm për Kosovën. Më ka thënë se do të ma kaloj mua (qeshet). Edhe në rrjetin social Instagram e ka bërë një postim, ku ka shkruar: Më vonë inshalla për Kosovën të luaj”, deklaroi Adnan Islami, ish-futbollist i KEK-ut.
Erbin Islami edhe te Akademia e futbollit e Austrisë me seli në Feldkirch ka filluar të fitoj simpatinë e stafit teknik, duke u grumbulluar në çdo ndeshje futbolli./Open-TV/