Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u përcaktuan dyshet për ndeshjet e balotazhit për kualifikimin në Ligën e Dytë për sezonin e ardhshëm. Shorti përcaktoi këto duele: Bashkimi – Vëllazërimi Teteksi – Osogova Vardari Negotinë – Novaci.
Konsiderojmë se shorti ka qenë i kurdisur me të vetmin qëllim që në Ligë të Dytë të mos inkuadrohen dy klubet shqiptare Bashkimi dhe Vëllazërimi, të cilat për momentin janë dy skuadrat më të fuqishme se skuadrat tjera që marrin pjesë në balotazh, shkruan faqa sportive Euforia.