Shkruan: Furkan Saliu
Hej bre, 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vetëm pas 2 viteve mandat të Albin Kurtit po folët zëshëm për marrëveshje që siguron njohjen reciproke me Serbinë, me propozim konkret, me sponsor të fuqishëm të këtij propozimi dhe me dy palë të barabarta në tavolinë.
15 vjet dy, tre persona të njëjtë e kanë nda pushtetin, asnjëherë Kosova nuk ka qenë në këtë pozitë… Me lider që i ka idetë të qarta, vetëbesimin me i realizu këto ide dhe pastërtinë e cila i mundëson që çdo veprim politik ta merr pa frikë se do të përgjigjet për ndonjë aktivitet ilegal nesër.
A paramendoni, dialogun me Serbinë nuk e ka as prioritet 

Flej rehat Kosovë, nëse Kurti e vendos nënshkrimin në një dokument, ai dokument nuk mund të jetë në dëm të shqiptarëve të Kosovës.