• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 31, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Gati marrëveshja për hyrjen e ASH-së në Qeveri

February 7, 2023
in Maqedoni
Mbledhja përfundoi, Taravari: Me qeverinë do të negociojë Këshilli Drejtues i partisë
Share on FacebookShare on Twitter

Negociatat mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjerimin e  shumicës janë drejt finalizimit duke qenë se të dy palët pranojnë se për një pjesë të madhe të çështjeve tashmë ka marrëveshje. Aleanca për Shqiptarët, marrëveshjen eventuale të grupeve të punës do ta kalojë në filtrin e Kuvendit Qendror.

“Jemi nga përfundimi. Mund të them se një pjesë dërrmuese e marrëveshjes është arritur. Besoj se sot ose nesër finalizohet definitivisht marrëveshja dhe atëherë do ta bëjmë publike, edhe ne edhe qeveria. Mendoj se duhet të përfundojë gjithçka dhe atëherë të tregojmë. Do të ishte jokorrekte që të themi diçka dhe atëherë të ndryshojë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kryeministri Kovaçevski konfirmoi pritjet për një rezultat pozitiv nga negociatat. Ai pret që Alternativa po ashtu të mbetet pjesë e shumicës.

“E di se ka progres të mirë në këto bisedime sa u takon përcaktimeve programore dhe ekipimit kadrovik. Alternativa, po ashtu, është partner i çmuar në qeveri. Unë kam mendim shumë të mirë për të gjithë partnerët tanë të koalicionit. Sot dhe nesër do të ketë bisedime edhe me Alternativën, me z.Gashi dhe kolegët e tij. Unë shpresoj që do të mund të arrihet rezultat pozitiv nga këto bisedime që të gjithë së bashku të vazhdojmë ndërtimin e një koalicioni për Maqedoni evropiane”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Të pyetur nga Alsat, nga Alternativa nuk konfirmojnë nëse janë në dijeni të çështjeve për të cilat deri tani LSDM-ja dhe ASH-ja janë dakorduar.

“Ne kemi qëndrim që nuk zhvillojmë negociata përmes mediave. Ne kemi një marrëveshje valide dhe e respektojmë atë deri në fund. Pas përfundimit të negociatave ndërmjet LSDM-së dhe ASH-së, nëse cenohet marrëveshja jonë për bashkëqeverisje atëherë organet e partisë do të marrin vendim”, thonë nga Alternativa.

Pozitat, koadrot eventuale si dhe pikat konkrete të marrëveshjes janë akoma të pakonfirmuara.

Jozyrtarisht, siç ka informuar dhe më herët Alsat, negociatat zhvillohen kryesisht për Ministrinë e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë. Kurse nëse nuk arrijnë ta marrin Shëndetësinë, ASH-ja këmbëngul për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Eventualisht, nëse Alternativa lëshon pushtetin, ASH-ja kërkon plus Ekologjinë ose Ministrinë e Shoqërisë Informatike.

  • Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë

ose

  • Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

(Pa Alternativën)

  • Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Ekologjisë ose Ministria e Shoqërisë Informatike

Pozitat e zv/ministrave të cilët janë në tavolinë të negociatave varen nga ministritë që do të marrin, por, jozyrtarisht, bisedimet zhvillohen kryesisht për zv/ministrin e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale. Në fokus po ashtu është kërkesa për të menaxhuar me Inspektoratin e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Arsimit. ASH-ja kërkon të udhëheqë me dy nga këto institucione: Fondi Pensional, Fondi Shëndetësor ose Mepso si dhe zhvillon negociata për pozitën e zv/drejtorit në Drejtorinë e Doganave ose në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Negociatat për kuadrot

Zv/ministër të Mbrojtjes

Zv/ministër të Punëve të Brendshme

Zv/ministër të Punës dhe Politikës Sociale

 

Inspektorati i Punës

Inspektorati i Arsimit

 

Fondi Pensional

Fondi Shëndetësor ose

Mepso

 

Zv/drejtor të Doganave ose

Zv/drejtor të të Ardhurave Publike /Alsat.mk

Related Posts

Një person me kokë të prerë i shtrirë në dalje të Shkupit
Maqedoni

Një person me kokë të prerë i shtrirë në dalje të Shkupit

March 31, 2023
Babai arrestohet, e rrahu djalin
Maqedoni

Dy persona rrahën një 34-vjeçar, më pas ia vodhën paratë

March 31, 2023
Ramazani, si të hani ushqim të shëndetshëm
Maqedoni

Ramazani, shtatë dobitë e agjërimit

March 31, 2023
SH.E. “Vllaznia” filloi me aktivitetin e dhurimit të bukëve për rastet e rënda sociale
Maqedoni

SH.E. “Vllaznia” filloi me aktivitetin e dhurimit të bukëve për rastet e rënda sociale

March 30, 2023
E pazakontë për funksionarët. Drejtori shqiptar nuk i shfrytëzon beneficionet që i takojnë, ja pse (VIDEO)
Maqedoni

E pazakontë për funksionarët. Drejtori shqiptar nuk i shfrytëzon beneficionet që i takojnë, ja pse (VIDEO)

March 30, 2023
Hoxhë Sadullah Bajrami nxjerr foto nga Xhamia e Madhe në Kumanovë (FOTO)
Maqedoni

Xhamia të cilën BFI e njeh si “ndërtesë”, kërkon mjete financiare për ndërtimin e minares

March 30, 2023
Next Post
Kovacevski do të takohet edhe me Gashin

Kovacevski do të takohet edhe me Gashin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK