Ftohjet dhe gripi trajtohen me “Amoksiklav”- mjekët i japin antibiotik pothuajse çdo të dyti pacient që ankohet për infeksion respirator, edhe pse nuk kanë dëshmi mjekësore për këtë, thotë mikrobiologu, Nikolla Panovski.
Kjo u vërejt veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19. Pacientët marrin ilaçe edhe kokë më vete pa konsulltim me mjekun. Por, çmimin për konsumimin e pakontrolluar të antibiotikëve mund ta paguajmë më vonë.
Qëndrimi në spital është më i gjatë, vdekshmëria është më e shpeshtë dhe rezultati është më i pasigurt.
“Fatkeqësia ndodhi me Covid-in dhe dhënien e barnave që nuk kanë lidhje me të. Pasojat do të jenë të tmerrshme, sepse u dhanë ilaçe që vepronin, për shembull, në pneumoninë streptokoke, shkaku më i zakonshëm i pneumonisë tek fëmijët nën pesë vjeç dhe veçanërisht tek të moshuarit. Dhe sigurisht që do të kemi gjithnjë e më shumë dhe tashmë kemi baktere rezistente.”, – u shpreh mikrobiologu, Nikolla Panovski.
Qytetarët e anketuar thonë se zakonisht marrin ilaçe në konsultim me mjekun amë.
“Nga mjeku”, – tha një qytetare.
“Mjeku, mjeku. Pa recetë asgjë nuk marrim, më mirë prej mjekut se ku e dimë se çka del.”, – u shpreh një qytetare.
“Antibiotikë nuk kam marrë deri më tani. Ilaçet që më shkruan mjeku i marr me recetë.”, – theksoi një qytetare.
“Shërohemi në mënyrë natyrale me çaj, mjaltë dhe xhenxhefil, u ikim antibiotikëve.”, – tha një qytetare.
Në vend nga SEPSA vdesin rreth 100 pacientë çdo vit, disa mund të shpëtonin, nëse antibiotiku do t’u kishte funksionuar, thotë doktor Panovski. Statistikat tregojnë se në Evropë rreth 25 mijë njerëz e humbin betejën çdo vit për shkak të rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve.