Në gurbet kishte shkuar në moshën 19-vjeçare (viti 1999), por këngën përherë e kishte në zemër dhe shpirtë. Burim Kasumi sapo ka lansuar projektin e tij më të ri, shkruan Open-TV.
Këngën me titull “Gurbet t’i çka na bane” me tekst dhe muzikë të vet Burimit, aranzhmanin Artan Mezini nga Ferizaji dhe klipin Burhan Kasumi, vëllai i tiij.
“Tekstin dhe melodinë i kam bërë vet. Nuk jam as poet, as kompozitor, por nga malli dhe nostalgjia për vendlidjen e kam bërë këtë këngë gurbeti, e cila është e para”, tha për Open-TV, Burim Kasumi, sot 43 vjeçar.
Burim Kasumi është një këngëtar me zë të bukur, që vjen nga fshati Vaksincë i komunës së Likovës, por që bashkë me familjen jeton në Salzburg të Austrisë.
Ai asnjëherë nuk e ka ndalur këngën, por gurbeti e kishte bërë të vetën. Ai sot këngën e ka hobi.
Rruga e tij në muzikë ka filluar qysh prej shkollës fillore. Në vitin1993, si 13 vjeçar, për herë të parë kishte marrë pjesë në një koncert me SHKA “Tingujt e vendlindjes”.
Ai edhe sot kur ka kohë dhe mundësi merr pjesë në koncerte, dasma shqiptare dhe ahengje të ndryshme. Në të kaluarën ka pas një këngë me të ndjerin Agron Berisha.
Burim Kasumi shfrytëzon rastin që përmes Open-TV të falënderojë të gjithë këngëtarët kumanovarë për përkrahjen e madhe që ia kanë dhënë në cdo kohë. Në të ardhmen, ai pret që të aktivizohet edhe më shumë.
Burim Kasumi ka 10 vite që është shofer autobusi në rajonin e Salzburgut. (Open-TV)