31 mars – Ish-futbollistit të mirënjohur, Ilir Elmazovski-“Baba” nga Manastiri, rrjeti social facebook ia ka kujtuar një fotografi interesante, e cila është më shumë se 10 vite e vjetër. Elmazovski e ka shpërndarë foton në profilin e tij, pasi tek ai ka ngjallë nostalgji për vitet e kaluara te Shkëndija e Tetovës, shkruan Open-TV.
Fotografia është e vitit 2011, kur kuqezinjtë e Tetovës ishin shpallur kampion të Maqedonisë për herë të parë. Ai në foto është me vajzën e tij Leonën, të cilën e mbanë në krahë. Leona në atë kohë ka qenë dy vjeçe, ndërsa sot është rritur dhe është 13 vjeçe.
Ndryshe, Ilir Elmazovski ka pasur një karrierë të gjatë futbollistike, duke luajtur për klube të ndryshme të njohura të Ligës së parë të Maqedonisë.
Ilir Elmazovski sot është 42 vjec dhe jeton e vepron në Manastir. /Open-TV/