Isuf Kasumi, shahisti i njohur nga Presheva, është shpallur kampion në turneun e shahut që u organizua për nder të 11 nëntorit-ditës së çlirimit të qytetit të Kumanovës, shkruan Open-TV.
Turneu ishte nën organizim të KS kumanovo dhe më mbështetje financiate të Komunës së Kumanovës, ndërsa është zhvilluar në SHF “Krste Misirkov”.
Isufi Kasumi nga 13 loja i ka fituar 10, pati 1 barazim dhe 2 humbje. Turneu është zhvilluar me sistemin zvicerian, sipas FIDE-s.
Tempoja e lojës ka qenë 3 minuta+2 sekonda.
Pjesëmarrja ka qenë me pagesë dhe ajo ka kushtuar 300 denar, ndërsa fituesi ka marrë shpërblimin prej 4200 denarë, diplomë dhe kupë.
Turneu ishte i rejtinguar. Pjesëmarrja ka qenë e madhe./Open-TV/