Ditën e diel, në Skënderaj të Kosovës, u zhvillua Turneu Memorial në Karate “Adem Jashari”, nën organizim të Federatës së Karatesë së Kosovës dhe në patronatin e kryetarit të komunës së Skënderajt.
Pasi u bënë homazhe, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku të pranishëm ishin edhe sportistët e Klubit të Karatesë “Drini” nga Struga, filloi edhe zyrtarisht turneu, në prani të një numri të konsiderueshëm të personaliteteve, duke filluar nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, deputet të kuvendit të Kosovës etj.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me katër sportistë në disiplinën luftë sportive, duke fituar katër medalje, nga të cilat: tre medalje ari dhe një medalje të bronztë.
Shkëlqeu me paraqitjen e tij, Drini Hajredini, kadet -70kg, i cili pas tre dueleve të fituara, arriti me sukses të shpallet kampion i turneut.
Me medalje ari u stolisën edhe Loriana Ramo, seniore -61 kg, e cila po shkëlqen nga turneu në turne dhe Hamza Zylali, junior +76kg, i cili në stlin e kampionit i fitoj tre kundërshtarët e tij.
Me medalje të bronztë, u stolis: Azra Zylali, kadete -54kg.