Reprezentacioni i Maqedonisë në karate ka fituar dy medalje të argendta dhe një të bronztë në kampionatin mesdhetar të karatesë për kadet, junior dhe U21, i cili po mbahet në Rades të Tunizi, shkruan Open-TV.
Besart Memeti (-55kg) dhe Andreja Basarov janë stolisur me medalje të argjendta, kure Ylli Bilalli fitoi të bronztën pasu në luftë për vendin e tretë e mposhti garuesin serb, Stefan Milunovic me rezultat 3-1.
Besart Memeti dhe Andrej Basarov humbën në finale nga garuesit vendës, Iheb Fercici, përkatësishtë Jusuf Jeridi. Seleksionues i tyre është Berat Jakupi.
Maqedonia po merr pjesë më 22 karatesitë, kurse në kampionat po marrin pjesë 19 shtete me 447 karateistë. (Open-TV)