KF Gostivari fitoi derbin e Pollogut kundër KF Arsimi me rezultat 2-0 me dy golat e Antonio Kalanoskit.
Mirëpo, pas ndeshjes lojtarët nuk kanë festuar me Kastriotët, tifozët e skuadrës së tyre.
Këta të fundit urgjentisht kanë kërkuar llogari nga kryesia e klubit përse nuk i kanë lejuar futbollstët që të festojnë me ta.
Kastriotët kanë ngritur pyetjen se nëse iu ka penguar flamuri kuqezi.
Postimi i plotë:
Vëllazërorja shqiptare e Gostivarit na takon neve.
KF Gostivari 🇦🇱 – KF Arsimi 🇦🇱 2:0
Kërkojmë urgjentisht llogari nga kryesia e klubit përse nuk i lejojnë lojtarët të festojnë me ne në fund të ndeshjes?! A ju pengon flamuri Kuq e Zi 🇦🇱
KASTRIOTËT GOSTIVAR
SHQIPËRI./Open-TV.