Nën organizim të Xhamisë shqiptare “El Buhari” në Somborn të komunës së Freigericht afër rajonit të Frankfurtit të Gjermanisë edhe sivjet u organizua turneu tradicional në futboll të vogël. Turneu ishte i karakterit humanitar, i cili shërbeu për pagesën e mëtutjeshme të objektit të Qendrës shqiptare.
Kampion doli KF Arsimi, ekip i përbërë me lojtar të njohur të KF Arsimit nga Gostivari.
Postimi i plotë:
𝐊𝐅 𝐀𝐑𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐕𝐀𝐋 kampion i turneut të organizuar nga Xhamia Shqiptare “El Buhari” Somborn, ku kemi një numër të madh të diasporës sonë.
Ekipi ynë i përbërë nga Vullnet Islami, Argjend Gafuri, Emir Asani, Burim Sadiki dhe Saimir Fetai i kombinuar me yjet çegranase në diasporë Lulzim Aliu dhe Fati Bakiu si dhe antarë të kryesisë së diasporës Sadam Saliu dhe Suad Alushi, arritën të jenë dominues total të turneut, duke arritur fitore bindëse në të gjitha ndeshjet, me golaverazh 22-1.
Falemenderojmë përzemërsisht diasporën tonë çegranase për mikëpritjen dhe respektin që u’a kanë bërë lojtarëve tanë, duke i bërë të ndihen çegranas të vërtetë, si dhe organizatorëve për këtë turne kaq të bukur e që bashkon diasporën tonë!