Sot, Komisioni garues i Ligës së Tretë-Veri pranë FFM-së komunikoi masat e ndëshkimeve të ndeshjes së ndërperë mes Aerodrom dhe Bashkimit, të dielën e kaluar, në stadiumin e lagjës Aerodrom të Shkupit në minutën e 69-të të takimit kur ndeshja ishte 2-1 për vendësit, raorton Open-TV.
Ndërprerja erdhi për shkak të sulmeve dhe gjuajtjeve me gjësende të ndryshme nga tifozët vendës në drejtim të lojtarëve të Bashkimit dhe tifozëve Ilirët!
Në vendimin e tij, Komisioni garues i kësaj lige vendosri t’ia japë ndeshjen në tavolinë Aerodromit me rezultatin 3:0, ndërsa edhe tre lojtarë të Bashkimit janë dërguar në komision të disiplinës.
Bashkimi kundër vendimit:
SKANDAL!!!
OFICIALE
KY ESHTE VENDIMI I KOMESARIT PER GARE TE LIGES SE TRETE – VERI
- k.f.Aerodrom – k.f.Bashkimi 3:0 (zyrtarisht)
- Lojtaret Ergin Sherifi, Mergim Ajeti dhe Shengjyl Ameti dergohen ne komisionin e disciplines.
K.F.BASHKIMI, paralajmeron Ankese tek KOMISIONI PER ANKESA PER LIGEN E TRETE VERI!
Ende besojme se do te kete drejtesi!/Open-TV/