KF Përparimi nga fshati Nigishtan i Shkupit ka shtruar sonte një iftar për nder të muajit të madhërishëm të Ramazanit, shkruan Open-TV.
Në Iftar morën pjesë futbollistët dhe kryesia e klubit.
“Edhe këtë vit iftar i pëbashkët me lojtarët dhe kryesinë e klubit. Allahu ua pranoftë lutjet!”, kanë deklaruar nga KF Përparimi.
Ndryshe, KF përparimi është kampion vjeshtor në ligën e katërt të Maqedonisë ose Liga komunale, me 9 pikë nga katër ndeshje. (Open-TV).