Mundësët e Shkupit janë kthyer nga turneu i fuqishëm në Petrich të Bullgarisë, me gjithsejë 9 medalje të fituara, 2 medalje të arta, 7 të bronzta.
Mundësit shkupjanë kanë marrë pjesë në turneun mjaftë të njohur të mundjes “Vencislav Polizoev”, ku pjesëmarrës kanë qenë klube të ndryshme nga Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia, raporton Open-TV.
Postimi i klubit:
KM Shkupi edhe këtë radhë me 9 medalje ne një nga turnetë me të fuqishme në Bullgari ne Petrich.
Gjatë ditës së sotme në Bullgari u mbajt turneu ndërkombetar “Vencislav Polizoev” ku pjesmarrës ishin klube të ndryshme si nga Greqia , Maqedonija e Bulgaria ku klubi jonë morri pjesë me 11 mundës, 9 prej tyre arriten të marrin medalje!
2 medalje te arta dhe 7 medalje te bronzta ju takuan mundesave të KM Shkupit.
Bamir Sejfullau ne kategorinë 24kg dhe
Abdulaziz Azizi ne kategorine 38kg u shpallën Kampionë.
Kurse medalje të bronztë arritën të marrin:
24kg Jusuf Zaimi vendi
24kg Bashkim Sulejmani vendi
30kg Harun Memedi vendi
32kg Eren Murtezi vendi
32kg Zaim Zaimi vendi
35kg Elmedin Ajrullau vendi
57kg Mustafa Saliu vendi
Kurse me vendin e 5 u desht të pajtohen
Berat Ramadani dhe Ubejd Fuga.