31 mars – Një drejtor i ri shqiptar të bënë krenar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, respektivisht në ISHP Klinika Universitare e kirurgjisë digjestive, shkruan Open-TV.
Bëhet fjalë për Avni Saliji nga Hotla e komunës së Likovës, i cili është drejtor organizativ në këtë klinikë nga viti 2020.
Ai është një djal i ri, energjik, i vendosur për të arritur majat e suksesit.
Për të në ISHP Klinika Universitare e kirurgjisë digjestive thonë vetëm fjalë të mira.
“Përshëndetje miq dhe fundjavë të mbarë. Përmes këtij postimi dua të shpreh një falenderim dhe mirënjohje mikut tim të mirë Avni Saliji nga Hotla e komunës së Likovës, drejtor organizativ në ISHP Klinika Universitare e kirurgjisë digjestive në Shkup, për mbështetjen e ofruar dhe përkujdesjen e treguar ndaj babait tim.
Gjatë qëndrimit dy javorë tonin në këtë klinikë ishte kënaqësi kur nga të punësuarit i dëgjoja fjalët më të mira për Avniun, i cili nga ardhja e tij në këtë detyrë (viti 2020) mirësitë dhe punët e mira i kishte vënë në shërbim të njerëzve.
Për mua ky është patriotizëm. Dhe, kur gjërat bëhen me profesionalizëm, pasion dhe dashuri, atëherë suksesi është i garantuar. Faleminderit edhe njëherë miku im ty dhe stafit tënd të mrekullueshëm”, ka shkruar gazetari nga Kumanova, Reshat Ibraimi, në rrjetin e tij social Facebook.
Në këtë klinikë falë tij janë vendosur tabelat në dy gjyhë dhe me përpikmëri zbatohet gjuha shqipe.
Ndryshe, ISHP Klinika Universitare e kirurgjisë digjestive ka hyrë në historinë e shëndetësisë në vendin tonë për transplantimin e mëlçisë. Për këtë sukses ka merita edhe drejtori organizativ Avni Saliji. (Open-TV)