22 maj – Reprezentacioni i Maqedonisë në karate e ka përfunduar kampionatin e 29-të mesdhetar në Rades të Tunizisë me 5 medalje, prej tyre një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta, shkruan Open-TV.
Juniorja Danka Stojkova e ka fituar medaljen e artë në Kata, Besart Memeti dhe Andrej Basarov të argjendtat, Ylli Bilalli të bronztën, ndërsa ekipi i seniorëve në Kumite (Misini, Petkov, Spasenovski, Stojanovic dhe Zaborski) fituan medaljen e bronztë.
Po kush janë Besart Memeti dhe Ylli Bilalli me të cilët po krenohet seleksionuesi Berat Jakupi.
“Sot ,dita e parë e Kampionatit Mesdhetare përfundoi me shumë sukses. 3 medalje për reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut . Besart Memeti vendi i dytë, Andrej Basarov vendi i dytë , Ylli Bilalli vendi i tretë. Krenar qe jam seleksionues i kësaj gjenerate të shkëlqyer. Suksese djema”, kishte shkruar Jakupi në Facebook.
Foto: Seleksionuesi Berat Jakupi me Ylli Bilallin dhe Besart Memetin (djathtas)
Besart Memeti dhe Ylli Bilalli vijnë nga KK “Bashkimi”- Kumanovë. Bëhet fjalë për dy talentë të mëdhenj të karatesë, nga të cilët në të ardhmen do të dëgjohet edhe më shumë. Trajner i tyre te KK “Bashkimi” është Mursel Misini, i cili poashtu mori pjesë në këto gara, duke fituar medaljen e bronztë me ekipin senior në Kumite.
Foto: Trajneri i KK “Bashkimi” nga Kumanova, Musli Misini me garuesit e tij Ylli Bilalli dhe Besart Memeti, pjesë e reprezentacionit të RMV-së
Kujtojmë se, në kategorinë e juniorëve -55kg, Besart Memeti fillimishtë e kishte mposhtur algjerianin Amar Miles (2-1), pastaj në xhiron e dytë tunizianin Haj Naxher (7-5), në raundinë e tretë po një tunizian vendës me rezultat bindës 3-0, ndërsa në finale ka humbur nga kundërshtari i tretë nga vendi organizator-Tunizi, Iheb Ferçiçi, me rezulat 0-1.
Në kategorinë deri -68kg, Ylli Bilalli mposhti serbn Bogdan Milenkovic me rezultat të thellë 4-0, në të dytën me tunizianin Kabil Esid 2-2, në gjysmëfinale u mund nga Muita Mohamed Berica 0-1 dhe në luftë për medaljen e bronztë e mposhti serbin tjetër Stefan Milunovic me rezultat 3-1. Suksese për lakmi.
Në kampionatin e 29-të mesdhetarë në Tunizi (19-21 maj 2023) kanë marrë pjesë 19 shtete me 447 karateistë. (Open-TV)