Një aksident tragjik ka ndodhur në rajonin e Tetovës, ku një i ri ka mbetur i vdekur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, kur në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, automjeti “BMW” me targa të Tetovës, i cili sipas informacioneve nga hetimi, është drejtuar nga 18- vjetor M.Z. nga Siniçani i Tetovës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar M.Z nga të cilat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri A.Z (23) nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës, ku është dërguar për ndihmë mjekësore”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Prokurori publik dhe një ekipi nga SPB Tetovë kanë kryer hetim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.
Një ditë më parë, gjegjësisht 40 minuta pas mensatës të së dielës, edhe një i ri i moshës 18 vjeçare nga fshati Çegran i Gostivarit, humbi jetën nga një aksident tragjik ndodhur në pikën pagesore në Tetovë. Varrimi i të ndjerit nga Çegrani do të bëhet sot rreth orës 13:30.