Gjatë fundjavës janë zhvilluar ndeshjet e javës së parë në Ligën e Tretë-Veri për sezonin 2023/24. Në hasanbeg, Shkëndija e Haracinës mposhti Euromilk me rezultat 3-0, ndërsa me të njëjtin rezultat Kumanovo e mundi Ilindenin si mysafir. Besa e Sllupcanit humbi në teren të vet nga Fortuna 1-2, kurse BVK barazoi pa gola me Aerodrom si mysafir. Bashkimi i Lubotenit deklasoi Rininë me rezultat 4-1. Më së shumti gola (9) u shënuan në ndeshjen Petrovec –Rashtak 5-4.
Rezultatet:
Shkëndija 77 – Euromilk 3:0 (15′ (pen) Jasir Beqiri, 50′, 85′ Emir Aliu)
Besa-Vlazrimi – Fortuna 1:2 (68′ Ridvan Ismaili – 57′ Bujamin Etemi, 85′ (pen) Florim Murtezani). KK: 80′ Lavdrim Ibrahimi (F)
Bashkimi (L) – Rinia 98 4:1 (49′ Nusret Kurti, 58′, 65′ Shefki Berisha, 68′ (pen) Alajdin Osmani – 83′ Orhan Miftari)
Ilinden (S) – Kumanovo 0:3 (7′ Leonid Filipovski, 34′ Bujar Iljazi, 39′ (pen) Andrej Jovanovski)
Kadino – SSK Nova 4:1 (47′ (pen) Oliver Peev, 73′ Vlerim Mustafa, 77′ Nikola Spasevski, 87′ Teodor Stojanovski – 72′ Dejan Blazhevski). KK: 58′ Bujar Mustafa (K), 77′ Darko Stevkovski (SN)
Aerodrom – BVK Konjare 0:0 (KK: 50′ Aleksandar Kalanoski (A))
Petrovec – Rashtak 5:4 (5′, 8′, 41′, 56′ Halil Kalach, 13′ Marko Kraljev – 32′, 73′ Mihail Cvetkovski, 63′ Aleksandar Karaivanov, 80′ Angel Stevkovski).
Tabela: Bashkimi Luboten 3, Kadino, Shkëndija (H), Kumanovo, Petrovec, Fortuna, Aerodrom, BVK Konjare, Rashtak, Besa, Rinia, SSK Nova, Euromilk, Ilinden. (Open-TV)