Nga realizimi i 6.119 testimeve, për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 2.019 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Nga rastet e reja pozitive, 250 janë riinfektime, prej të cilëve 2 janë riinfketim i dytë.
Edhe pse numri i rasteve të reja është katërshifror, i të shëruarve është më i vogël. Për 24 orë janë regjistruar 973 të shëruar dhe 15 viktima.
Në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të moshëa 72-75-vjeçare.
Ata kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 18.01.2022 deri 22.01.2022.
Raste aktive në vend janë 21.883./TV21