Pas ndarjes nga boksieri, Robin Krasniqi, Heidi Lushtaku nuk është larguar nga bota e sportit.
Bukuroshja shqiptare ka nisur tashmë një lidhje dashurie me futbollistin turk, Merih Demiral.
Futbollisti, i cili është tetë vite më i ri se Heidi, momentalisht luan për Atalantan në serinë A të Italisë.
Lajmin për lidhjen e tyre e zbuluan mediat e huaja, ku thuhet se Demiral këto kohë e ka mirëpritur partneren e tij në Zvicër.
Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit të saj, në llogarinë e saj në “Instagram”, e dhënë kjo që i ndihmoi mediat në zbulimin e tyre.