Federata e sportit shkollor të Maqedonisë së Veriut ka organizuar sot në Kumanovë garat në atletikë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, shkruan Open-TV.
Jumna dhe Sufjan Fetahu, vëlla e motër nga Shkupi, kanë dalë kampion në hedhjen e gjyles.
Të dy janë fëmijë të ish-ushtarit të UÇK-së, Sakip Fetai, i cili ka qenë bashkëluftëtar me Imri Elezin (e mbanë emrin shkolla e djalit të Sakipit) në betejen e famshme të Koshares dhe më pas dëshmor në Matec të komunës së Likovës.
Sufjan Fetahu, nxënës i klasës së IV të SH.F.K. “ Imri Elezi”, zuri vendin e parë. Gjyle: 3kg, ndërsa e arriti rezultaitn 5.85 metra.
Kurse, motra e tij më e madhe Jumna Fetahu poashtu doli e para në hedhjen e gjyles. Ajo është nxënëse e SHFK Ismail Qemali. (Open-TV)