Me diell dhe relativisht i ngrohtë, do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.
Do të fryjë erë e dobët në drejtim të ndryshueshëm, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1 gradë Celsius, ndërkaq maksimalja prej 10 deri në 16 gradë celsius.
Mot i ngjashëm edhe në Shkup. Temperatura minimale do të ulet në -1 kurse maksimalja do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Ndryshe nga sot, ditëve në vijim pritet mot i ndryshueshëm, me vranësira, i freskët dhe me reshje lokale të shiut në pjesën lindore të vendit, kurse në pjesët malore prten edhe reshje të borës./TV21