Vahit Murati në 6 muajt e ardhshëm do të luaj në formë huazimi te skuadra e KF Arsimi nga Çegrani që gjithashtu garon në Ligën e Dytë.
Deri te ky huazim erdhi pas konsultave mes drejtuesve dhe trajnerit Berat Imeri, i cili i dha dritë jeshile që i njëjti në pranverë të kalitet me skuadrën e KF Arsimi, aty ku me siguri do të ketë më shumë minutazhë.
Murati ishte autorë i 6 golave në stinorin vjeshtor, mirëpo konkurrenca e madhe në repartin e sulmit, sidomos pas transferimeve të reja të bëra gjatë kësaj merkatoje me Fiton Ademin, Ujkan Muçën si dhe fantazistin Ermedin Adem e shtynë drejt këtij vendimi.
Voska Sport si gjithnjë llogarit tek talentët e saj ashtu që shpresojmë që Murati sezonin e ardhshëm të na kthehet edhe më i pjekur.
Suksese Vahit me ekipin e ri nga familja e madhe e Voska Sport.