Mevlan Murati pas gati një dekade është ndarë me Shkëndijën e Tetovës. Ai thotë se është krenar që i shërbeu ngjyrave kuqezi. Murati falënderon të gjithë për bashkëpunimin e mirë dhe iu shprehu mirënjohje “Ballistëve” për mbështetjen.
“Krenar që i shërbeva këtij klubi dhe që mbrojta këto ngjyra . Faleminderim të gjithëve për bashkëpunimin korrekt për gati një dekadë, mirënjohës publikut e “Ballistëve” për mbështetjen. Shkëndijës i uroj gjitha të mirat në të ardhmen!”, ka deklaruar Murati.