Muri tek Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë ka marrë pamje tërësisht tjetër. Kjo falë drejtorit Faruk Alili, i cili kishte marrë për sipër iniciativën dhe realizimin e këtij murali, për të dukur sa më bukur, shkruan Open-TV.
Ky mur është punuar nga piktori Naim Idrizi, i cili ka paraqitur muralin që identifikohet me veprimtarinë e saj.
Ai në mural ka paraqitur një vajzë të vogël, e cila shihet duke e vaksinuar një arush (teddy), gjë që simbolizon poashtu dhe vaksinimin.
“Muri tek Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë me pamje të re, pas rrafshimit dhe fasadimit të saj.
Piktori z. Naim Idrizi ka paraqitur një vajzë të vogël në rolin e infermierës, duke vaksinuar një arush.
Piktura gjendet tek muri i dispanzerit të vaksinimit për fëmijë”, kanë deklaruar nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë. /Open-TV.