Hoxhë Ardian Sejdiu
Të dashur miq,
Këto ditë vikendi pata nderin të jem mysafir në Austri, në organizime, evente e aktivitete të shumta kulturore, tribuna e manifestime.
Mërgata jonë është shembull i promovimit të vlerave tona fetare e kombëtare.
Në qytetin e Wels-it, brënda 6 orëve aktivitet humanitar u grumbulluan 410.000 €, për finalizimin e Qendrës Shqiptare “ Horizont”, qendër e cila shërben për organizimin e jetës fetare, edukativo-arsimore, qerdhe dhe klasa për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Po ashtu, pata nderin të jem nën shoqërimin e përfaqësuesit të Ambasadës të RVM-së z. Seat Fejzuli, në takime, bashkëbisedime e ligjërata në dy qendra shiptare; “Bashkësia Islame Shqiptare në Vjenë” dhe “Xhamia Shqiptare- El-Kalem”
Dua t’i falënderoj kryesitë e tri qendrave, stafin udhëheqës, kolegët, panelistët pjesmarrës dhe një falënderim të veçant bashkëatdhetarëve për ftesën dhe respektin!
Vazhdoni t’i ruani dhe kultivoni vlerat tona dhe të na bëni krenar !
Zoti ju bekoftë!
Me shumë respekt dhe dashuri, i juaji,
# AS