INFORMATË!
„Sfidat janë ato që e bëjnë jetën e secilit të veçantë, por vullneti dhe motivimi për tejkalimin e tyre janë frymëzimi që e bëjnë jetën më kuptimplotë.”

●●●●●●●●●●●●●●●●
Të nderuar,
Libraria ABC është “Rikthyer në jetë” dhe do të vazhdojë edhe mëtej në tregun kumanovar me lokacion të ri, në po të njëjtën anë, pak më poshtë se që ishim më herët, dhe ate në Lagjjen e Trimave, rr.Tode Mendoll nr.10 (menjëherë mbi marketin “Ardi” dhe përballë produksionit muzikor RedON Pictures).
Me shpresë në mbarësi të përgjithshme e punë të mbarë, ju ftojmë që nga 01 shtatori 2023 të na vizitoni si çdoherë!
Disa ditë para fillimit të vitit shkollor, ne u detyruam që të bëjmë mbylljen e Librarisë ABC nga kushtëzimet e pakuptimta në këtë krizë të madhe ekonomike dhe nuk ishim në gjendje të kontraktojmë vazhdimësinë e veprimtarisë sonë.

Tani, pas shumë sfidave thuajse të pakalueshme me të cilat u ballafaquam si biznes familjar gjatë këtij muaji, erdhi momenti kur falë miqëve dhe dashamirëve tanë të vërtetë që natë e ditë u solidarizuan, na mirëkuptuan e na ndihmuan që të përballojmë vështirësitë momentale e të dislokohemi duke siguruar një lokal të ri e shumë të përshtatshëm, me pronarë shumë fisnik që u solidarizuan shumë me sprovën që na ndodhi, dhe tani jemi në finalizimin e rihapjes së librarisë, me ç’rast falë Zotit të plotfuqishëm në rend të parë që i pranoi lutjet tona e më pastaj ju FALEMINDEROHEMI të gjithëve që ishit arsyeja dhe shtytja kryesore që ne të vazhdojmë me punë e të mos dorëzohemi.

Padyshim se tani jemi shumë të gëzuar dhe me shumë shpresë, pasi që me këtë biznes mbajmë mirëqenien e familjes sonë dhe shpresojmë se do të kemi sa më shumë punë, shitje e klientë të kënaqur nga shërbimet tona.
Të nderuar prindër, nxënës, student e mësimdhënës, ne kemi punuar dhe do të punojmë me përkushtimin dhe sinqeritetin më të madh njerëzor që t’i kemi klientët tanë sa më të kënaqur me oferta të reja, duke ofruar artikuj me kualitet dhe çmime sa më të arsyeshëm në tregun momental!
Ne, si çdo herë mundohemi që të ju ofrojmë asortiment shumë të begatshëm të pajisjeve shkollore, kreative dhe dekorative, printime e disanjime sipas dëshirës si dhe botime nga zhanre të ndryshëm për çdo adhurues të leximit dhe librit si pasion.
MIRË SE VINI!
Pronar: BEKIM SALIU
Pronar: BEKIM SALIU
