Era e fuqishme e ditëve të fundit, ka lënë pa energji elektrike mbi 100 shtëpi në fshatin Odri të Komunës së Tearcës. Dëme të konsiderueshme kanë pësuar shtëpitë. Banorët janë ankuar se një numër i madh i shtëpive ngrohjen e sigurojnë përmes energjisë elektrike, ndërsa tre ditët e fundit, po luftojnë me të ftohtin.
“Na është djegur transformatori, s`kemi energji elektrike tre ditë. Me asgjë nuk ngrohemi ngrimë e shihni sa ftohtë është. E lajmëruam erdhën i ngjitën kabllot por sërish s`kemi. Kemi edhe shtëpitë e dëmtuara, kulmet i kemi të dëmtuar”, tha një banore.
“Me radiatorë ngrohemi por s`kemi tre ditë, s`kemi zjarr. Kemi fëmijë të vegjël. Fëmija tjetër do na vjen nga shkolla s`kemi ngrohje asgjë se di si do ia bëjmë”, u shpreh një banore.
“Ka bë dëme në disa vende ka bë. Diku edhe kulmet i ka shkulur, erë e fuqishëm që prej tre ditësh ka nisur. Natën kemi frikë bëjmë roje se shumë erë frynë. Disave edhe dyert e hekurit ua ka shkulur”, tha një tjetër banor.