22 maj – Nën organizimin e KK “Teuta” dhe nënpatronazhin e Komunës së Likovës, dje në ambientet e restauarant “Panorama” u mbajt turneu i tetë memorial në shah “Fadil Nimani”, shkruan Open-TV.
Mbi 100 shahistë të njohur nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe Serbia ishin pjesëmarrës të këtij turneu tashmë tradicional. Interesimi nuk mungoi as tek të rinjtë nga kjo komunës për të mësuar lojën e shahut.
Në fund të turneut u shpallën edhe fituesit. Fitues ishte IM Nderim Saraci nga Mitrovica, i cili mori çmimin kryesor, kupën dhe medaljen. Me kupë dhe diplomë mori edhe vendi i dytë që i takoi Muhamed Asllani nga Gjilani dhe i treti IM Lambi Pasko nga Shqipëria. Shahistë më i mirë vendor u zgjodh Sabri Zenuni.
Kupa, medalje dhe diploma pati edhe për disa fitues të tjerë.
Të gjitha çmimet i ndau nënkryetari i FSHM Agim Shemshiu, së bashku me kryetarin e KSH Teuta, Nexhmedin Sadiku, Nimetulla Osmani dhe Faredin Osmani.
Turneun e shpalli të hapur ish-kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku, pas një loje shahu me kampionin e Kosovës, Nderim Saraci, kurse fjalë rasti pati edhe kryetari aktual Erkan Arifi.
Me pjesëmarrjen e tyre turneun e nderuan edhe Berat Ajdari, deputet i Zonës së Likovës në Kuvendin e RMV-së, Avni Saliji, drejtor në ISHP Klinikën Universitare të kirurgjisë digjestive në Shkup, Sead Ramadani, kryetar i SHE “Vllaznia” nga Kumanova e të tjerë.
Me diplomë dhe kupa u nderuan edhe restauarant “Panorama” si dhe portali ynë Open-TV. (Open-TV)
Më poshtë mund ti ndiqni deklaratat e kampionit të turneut nderim Saraci dhe nënkryetarit të FSHM-së, Agim Shemshiu.
Linku:
https://www.facebook.com/watch/?v=2230812250424960&extid=CL-UNK-UNK-UNK-AN_GK0T-GK1C&mibextid=2Rb1fB&ref=sharing
Linku:
https://fb.watch/kH1MLTihb8/