Një sherr mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës ka ndodhur në Reps të Mirditës, pranë një pikë karburanti.
Pas ndeshjes në Kukës, tifozët e Vllaznisë, në kthim kanë goditur me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës.
Një autobus me tifozë është shoqëruar në komisariatin e Lezhës. Ndërsa disa prej tyre u dërguan në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmë mjekësore.
Burime nga Spitali i Lezhës bëjnë me dije se 4 prej tifozëve po marrin mjekim në spital.