Ne Kumanove ne edicionin e xxxI, ne takimet e karadakut, dje u vleresua poezia ime me cmimin ,, Doruntina,,.
Ky vleresim me ben krenar, sepse rrjedh nga vendi kur per here te pare ne jete i hapa syte.
Sot e kesaje dite bie e zgjohem me barren e kujtimeve qe burojne nga zemra e ketij qyteti. Faleminderit jurise per vleresimin.
Jo jo , nuk dua te flas
Madje as edhe nje fjale te vetme
Se jam hidheruar edhe me veteveten
Sepse vleresova figura njerezish
Qe ne brendi nuk ishin aspak njeri
Brendia ime ishte stermbushur plot me dashuri
I luta shoket merrni dashuri sa te doni
Ata ma kthyen si pasqyra e thyer
Ne shume forma.
Eeehhh, sikur ti shprehja dashuri nje kali
Do te vleresonte e do te me lejonte
Qe si nje kalores mbi shpinen e tij
Do te shetisja naten rrugeve te vona te ketij qyteti
Do ta nuhasja aromen e parfumit te bjondines
Qe me zgjonte naten vone me takat e saja.
I deshperuar u nisa ne pakthim me anijen prej ajri
Dashuria me ndiqte pas..
Ashtu buze vdekjes qendroja dhe fillova te bisedoja me varrin.
Mu drejtua: E ku do te gjej vend ty ketu me kaq dashuri sa cke ti
Cuditerisht nga nje qoshe pashe aty poshte varrit
Nje mbi nje te shtrire pushonin disa miq te mi.
Ps: Ali Qerimi, i dyti majtas, në fotografi