Shkruan: Halim Alimi
Qoftë kjo foto e fundit para ksaj dere te mallkuar, mbrapa ksaj dere babi la shumë burra te fort qe nuk e meritojne të jene aty, dasht Zoti dhe politika ata burra lirohen dhe u bashkangjiten familjeve dhe rrethit te tyre.
Gjate gjithe këtij rrugëtimi të panevojshëm por të pa shmangshem ngase prokuroria dhe gjykata me presione politike arriti ta mbaj gati 5vite babin tim Feta Alimi mbrenda katër mureve, në takuam shumë sfida, shumë njerëz, shumë familjar, që nuk ua kemi ditë hallin, kemi derdh lot se bashku, kemi nda dhimbjen se bashku.
I falënderoj të gjithë ata që na kan qëndruar pranë në çdo formë dhe çdo mënyrë, gjatë gjithë kësaj periudhe, kemi pasur edhe njerëz që kanë ofenduar pa arsye dhe pa fakte, ska problem kanë qenë të keqinformuar ose me presion politik ose ose naiv, u falet edhe atyre, dasht Zoti te mos e përjetojnë asnjëherë këtë sfidë.
Sod fillon një epokë e re për familjen dhe rrethin tonë, dyert janë të hapura në shtëpinë tonë në Orizare, Likovë.
Me rrespekt,