Trajneri i KFV Juventus Serava, Gafur Hasani, i është kundërpërgjigjur reagimit të KFV Shkëndija lidhur me ndërprerjen e ndeshjes mes dy klubeve shqiptare, sonte në Çair.
Gafuri i ka hedhur poshtë akuzat e mysafirëve për sulme ndaj tyre, sipas tij si të pavërteta, shkruan Open-TV..
Ja reagimi i trajnerit Gafur Hasani dërguar në Open-TV:
Nuk ka pas asnjë hyrje nga publiku, sepse nuk ka pasur publik, por ata janë mësuar me gënjeshtra se lojtari i Juventus Seraves Hamza bëri një faul, kurse lojtari i Shkëndijës nga bankina futet në teren dhe godet lojtarin e Juventus Seraves. Edhe portier i Juventus Seraves i del në mbrojtje bashkëlojtarit të tij dhe pastaj hymë të gjithë në teren për të qetësuar situatën. Aty kanë qenë edhe policia, të cilët kanë hyrë në teren për të pastruar situatën, por KFV Shkëndija u larguan nga tereni. Më pas delegati dhe referi shkuar dhe iu kanë thënë se iu presim 15 minuta për tu kthyer në teren, dhe nëse nuk ktheheni Juventus Seravës i takon fitorja me rezultat zyrtar.