Ish-komandanti i UÇK-së nga fshati Sllupçan, Sead Ramadani, i ka reaguar nënkryetarit të VMRO-së Timço Mucunski, i cili ka thënë se “branitellat” dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk mund të kenë status të barabartë, përcjell Open-TV.
Ramadani ka shkruar se “branitellat” luftuan për mbrojtjen e kushtetutës, kurse UÇK për ndërrimin e kushtetutës dhe kushtetuta u ndërrua. Kjo i bie se UÇK ka pasur të drejtë.
Ja postimi i tij i plotë:
Për deklaratat e nënkryetarit të VMROsë.
Branitellat dhe UCK sigurisht se nuk jan të njejta.
Branitellat luftuan për mbrojtjen e kushtetutës kurse UCK për ndrrimin e kushtetutës dhe kushtetuta u ndrrua.
Kjo i bie se UCK ka pasur të drejtë.
Pse ka pasur të drejtë UCK?
Sepse ndrrimi i kushtetutës dhe marveshja e Ohrit i hapi rrugë Republikës së Maqedonisë që të ecë drejt integrimeve Euroatllantike. Maqedonia hyri në NATO dhe po pret negociata për në BE.
Krejt kjo fal UCKsë e jo branitellave.
Prandaj edhe un po them se. Branitellat dhe UCK nuk jan të njejta.
Kurse BDI është dashur menjiher pas marveshjes së Prespës me paraqitë ligj për UCKnë në parlament. Kjo pasiqë Marveshja e Ohrit u bë pjesë e kushtetutës së Maedonisë së veriut. Sepse, nëse MO është pjesë e kushtetutës me automatizëm edhe UCK është pjesë e historisë pozitive për shtetit. (Open-TV)