Shoqata edukative “Vllaznia” nga Kumanova fillon me aktivitetin e dhurimit të bukëve për rastet me gjendje të rëndë sociale.
Bukët do të mund të merren tek furra “Europa” përballë “Tregut të Gjelbër”.
I lusim të gjithë që duan të marrin bukë, fillimisht të pajisen me kuponin në zyrat e SHE “Vllaznia” që gjendet shumë afër furrës “Europa”.
Njëherit lusim donatorët që të bashkangjiten dhe ta mbështesin këtë projekt.
