Nga nesër deri të dielën në ambientet e hotel Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë do të mbahet kampionati ballkanik për të rinj në shah. Në këtë ballkaniadë do të marrin pjesë tetë reprezentacione, të cilat do të luajë me sistemin e Bergerit (secili me secilin), shkruan Open-TV.
Çdo ekip do të numëroj nga katër shahistë. Sipas, nënkryetarit të FSHM-së, Agim Shemshiu, të pranishëm në këtë event shahu do të jenë edhe kryetarët e federatave të shahut nga: Kosova, Shqipëria, Sllovenia, Mali i Zi, Bullgari, Greqia e të tjerë. Në ditën e fundit do të ketë takim mes bordit drejtues të federatës ballkanike./Open-TV/