Skuadra e Shkëndijës ka humbur me rezultat 1:0 nga Dinamo e Kievit ukrainas në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Turqi. Dy skuadrat janë duke u përgatitur në Antalia, ndaj kishin caktuar një ndeshje mes tyre, e cila u zhvillua sot.
Dynamo ishte një kundërshtar më i mirë për rastet dhe dominimin, por edhe Shkëndija kishte mundësitë e veta të cilat nuk i shfrytëzoi.
Goli u realizua para përfundimit të pjesës së parë. Portieri Zahov gaboi në gjuajtjen e topit, ai erdhi te lojtarët e Dinamos dhe nga distanca shënoi Justin Lenwijk.
Mundësitë e veta i kishte edhe Shkëndija, e veçojmë një nga më seriozet, në minutën e 63-të pas goditjes së Hasanit, portieri i Dinamos e goditi topin në këndore.