Karateisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Nedim Shaqiri, anëtar i KK “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës, ka pasur fat në hedhjen e shortit të kampinatit botëror të karatesë për kadet, junior dhe U21 në Konya të Turqisë, raporton Open-TV.
Ai është i lirë në xhiron e parë, duke u kualifikuar direkt në rrethin e dytë.
E në rrethin e dytë Nedimin e pret fituesi mes garuesit belg, Abdelmalki Amin dhe atij egjiptian, Hassen Yasin.
Nedimi do të garoj në kategorinë e juniorëve -55 kg, ndërsa debuton të enjtën./Open-TV.