• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 31, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Kosovë

Takimi Kurti -Vuçiq buzë liqenit, çka dihet deri tash?

March 18, 2023
in Kosovë
Çka përmban propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?
Share on FacebookShare on Twitter

Në një rezidencë shtetërore buzë Liqenit të Ohrit, që dikur ishte vila verore e udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito, janë takuar sot Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi nisi pas disa orë diskutimesh që ata i patën me ndërmjetësuesit evropianë, ndaras. Në Ohër BE po përpiqet t’i bindë palët që t’a dakordojnë tekstin e Planit të Zbatimit të Marrëveshjes për të cilën janë dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Kryeministri Kurti është deklaruar optimist mëngjesin e sotëm, kur ka folur para gazetarëve të shumtë që janë mbledhur në Ohër.

“Unë jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti.

Sipas agjendës së Bashkimit Evropian, bisedimet sot do të nisnin në orën 10:30. Deri në atë kohë, Kryeministri Kurti realizoi disa takime.

Është pritur nga Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski dhe nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të cilët ishin të lumtur si nikoqirë. Ndërsa, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti i ka falënderuar edhe për mikpritjen e sotme, edhe për bashkëpunimin fqinjësor në përgjithësi.

Në Ohër, Kurti e ka takuar edhe një prej liderëve shqiptarë, kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Deri tash, takimet mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq janë mbajtur në Bruksel. Ishte e pazakontë zgjedhja e Ohrit për këtë takim. Kryeministri Kurti nuk humbi as këtë rast për të bërë përshkrime – kësaj radhe Liqenit Ohrit.

Në vendin e ngjarjes, përvec ndërmjetësuesve evropianë, ka shkuar edhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sic tha ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë Veriore, Angela Alegger, Escobar merr pjesë në takim “në cilësinë e vëzhguesit”.

Kryeministri Kurti, që s’i kishte as 24 orë nga pritja që ia bëri Escobarit në Prishtinë, e takoi edhe sot në Ohër, shkurtimisht.

Prej 27 shkurtit, kur ishte caktuar takimi i sotëm, pritej që në Ohër të kishte një marrëveshje. Kurti ka thënë se atje ka shkruar për “bisedime për marrëveshjen”.

“Përderisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve nuk mund të këtë marrëveshje. Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultojë me marrëveshjen. Marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. Pra, nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.

Ndërkaq, emisari Escobar i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë pritje për finalizimin e aneksit të propozimit evropian,

“Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit”, ka thënë sot Escobar.

Prej deklarimeve të fundit të palëve, kishin kaluar disa orë, dhe rreth orës 15:00, zëdhënësi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, doli t’ua sqarojë disa gjëra gazetarëve.

Ai tha se pasi të përfundojnë të gjitha takimet, para tyre do të flasë vetëm Kryediplomati evropian, Josep Borrell, por në konferencë nuk do të mund t’i bëhen pyetje.

Stano tha se nuk dihet kur përfundojnë diskutimet, por kjo mund të ndodhë “pasdite vonë, ose në mbrëmje”.

Related Posts

“Skënderbeu nuk është heroi im“, kapen keq prifti At Nikollë Xhufka dhe Gëzim Kelmendi
Kosovë

“Skënderbeu nuk është heroi im“, kapen keq prifti At Nikollë Xhufka dhe Gëzim Kelmendi

March 30, 2023
Kurti fton homologun bullgar të vizitojë Kosovën
Kosovë

Çka tha Kurti në “Debat Plus”?

March 30, 2023
Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person “non grata” në SHBA
Kosovë

Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person “non grata” në SHBA

March 29, 2023
Greva në arsim, sot pritet vendimi i SAShK-ut!
Kosovë

Mësimdhënësit ankohen për sjelljen e keqe të nxënësve ndaj tyre: Prindërit s’po gjejnë kohë për fëmijët

March 28, 2023
Borë e madhe në këtë komunë të Kosovës
Kosovë

Borë e madhe në këtë komunë të Kosovës

March 28, 2023
Klasa me një nxënës
Kosovë

Klasa me një nxënës

March 27, 2023
Next Post
Sadio Mane, një besimtar i madh, me Kuran në dorë

Sadio Mane, një besimtar i madh, me Kuran në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK