Talenti i madh i Makedonija GJP, Altin Aliji, ka pasur një sezon mbresëlënëse te skuadra e të rinjve nga Gjorce Petrovi, shkruan Open-TV.
Aliji i ri është shpallur kampion shtetëror me gjeneratën e vitit 2004, ndërsa është zgjedhur edhe golashënues më i mirë në Ligën e Kadetëve me 19 gola të shënuar në 16 ndeshje.
16-vjecari në ndeshjen finale të kupës së Maqedonisë, Struga Trim Lum-Makedonija ishte në pankinë, duke iu gëzuar në fund trofeut të kupës.
Ai tani do të udhëtojë me ekipin e parë në fazën përgatitore në Slloveni, pasi “luanët” nga Shkupi marrin pjesë në ndeshjet ndërkombëtare.
Mos të harrojmë se Altin Aliji ka të nënshkruar kontratë profesionale katërvjeçare me Makedonija GJP.
Ai është edhe pjesë e ekipit U-17 të Maqedonisë, ku ka bërë disa paraqitje dhe ka shënuar gola. (Open-TV)