Taulant Jakupi nga Kosova është fitues i “Arena Cup” që për herë të parë u mbajtë në Shkup. Ai u shpall boksieri më i mirë në edicionin debutues të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Arena Cup” për të rinj dhe juniorë të organizuar nga BK Çair.
Tekniku më i mirë i turneut u shpall Petar Arsovski, ndërsa çifti më luftarak është Kristijan Vasilev (Bullgari) – Leonard Limaj (Maqedoni). Ruzdi Rustemovski është boksieri më i mirë maqedonas në turne, ndërsa Risha Nezi Suedi është boksieri më i mirë i huaj, ndërsa Enis Aliu nga Maqedonia ka fituar trofeun për boksier të ndershëm në turne.
Artur Kolji nga Shqipëria është trajneri më i mirë i turneut.
Amar Salihu nga Maqedonia është boksieri më i mirë i ri në turne.
Stefan Cubalevski – arbitri më i mirë i turneut.
Çmimin për boksierët premtues e ndanë Vlatko Vasilevski dhe Omer Abduli.
Në Arena Cup performuan boksierë nga Maqedonia, Kosova, Bullgaria, Suedia, Shqipëria, Serbia dhe Uzbekistani.
Rezultatet – Arena Cup
Kadetët
50 kg Omer Abdullahi (MKD) – Metin Ramadani (MKD) 2-0
54 kg Adrijan Rustemovski (MKD) – Kircho Gerasimov (BULLG) 0-2
66 kg Kirço Dimitrov (BULLG) – Ahmet Koçi (Shqipëri) 0-2
70 kg Ventzislav Dimitrov (BULLG) – Vlatko Vasilevski (MKD) 0-2
75 kg Matej Chatleski (MKD) – Amar Koçi (Shqipëri) 0-2
Fëmijët
75 kg David Marinov (BUG) – Amar Salihu 0-2 (ndërp. R2)
Juniorët
54 kg Petar Arsovski (MKD) – Muhamed Mirjalov (UZB) 2-0
57 kg Alen Rustemovski (MKD) – Bajram Zumi (KOS) 2-0 (ndërp. R2)
60 kg Leonard Lima (MKD) – Kristijan Vassilev (BULLG) 2-0
60 kg Ruzdi Rustemovski (MKD) – Dion Konushevci (KOS) 2-0 (ndërp. R3)
63,5 kg Enis Aliu (MKD) – Planet Berisha (KOS) 2-0
67 kg Morgan Disha (Shqipëri) – Filip Ivanovski (MKD) 0-2
71 kg Riza Neshi (SHVE) – Jemin Almucha (Shqipëri) 0-2
86 kg Taulant Jakupi (KOS) – Usein Nika (Shqipëri) 2-0
92 kg Elvin Belezika (SVE) – Diona Sulja (KOS) 0-2 (dorëzuar pa luftë)