• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 31, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Të martën, takimi Kovaçevski – Taravari për zgjerimin e shumicës parlamentare

January 30, 2023
in Maqedoni
Të martën, takimi Kovaçevski – Taravari për zgjerimin e shumicës parlamentare
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të takohen të martën në mesditë, për të diskutuar rreth mundësisë së  zgjerimit të shumicës parlamentare. Takimi, sic njofton KlanM, është konfirmuar nga të dyja palët. Kovaçevski tha se, në takim do të bisedohet për zgjidhjet programore, ligjore dhe sistematike dhe nëse arrihet pajtueshmëri në këtë drejtim, atëherë do të vazhdojmë negociatat për zgjidhjet kadrovike.

“Nesër do të kemi mbledhje me Taravarin në të cilën do të bisedojmë përsëri për përparimin nga hera e fundit kur jemi parë, megjithatë do të bisedojmë gjithashtu edhe për bashkëpunimin e mundshëm dhe për zgjidhjet ligjore dhe programore të cilat mund të avancojnë edhe kapacitetin e shtetit, Kuvendit dhe kuptohet, miratimin e atyre vendimeve që nënkuptojnë vazhdimin e rrugës evropiane dhe realizimin e qëllimit tonë të përcaktuar që deri në vitin 2030 vendi të jetë anëtare e Bashkimin Evropian” – tha Kovaçevski.

Aleanca për Shqiptarët do të shkojë në këtë takim me një program të përgatitur prej 5 pikave, që përmbajnë kërkesat e këtij subjekti politike për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Kryetari i partisë Taravari, sic njofton KlanM, nuk shpalosi detaje të kërkesave të tyre para takimit, por tha se një ndër kërkesat kryesore do të jetë lufta kundër korrupsionit.

“Kemi përgatitur një program me pesë pika, në të cilin do të jenë kërkesat tona për Qeverinë, nëse janë të pranueshme për to do të vazhdojmë edhe për zgjidhjet kadrovike, nëse nuk janë të përgatitur atëherë unë mendoj se, së shpejti duhet ta përfundojmë këtë çështje, ose do të merremi vesh ose ne do të vazhdojmë në opozitë, do të veprojmë siç kemi vepruar këto 7-8 vitet e fundit” – deklaroi Arben Taravari.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Taravari, sic njofton KlanM, tha se pavarësisht asaj në hyjnë në Qeveri, apo mbeten në opozitë, nuk vlerëson se këtë vit duhet të ketë zgjedhje.

Kovaçevski dhe Taravari paraprakisht u takuan në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë ky takim nuk kishte rezultuar me marrëveshje apo ofertë konkrete për hyrjen e ASH-së në Qeveri. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Related Posts

Një person me kokë të prerë i shtrirë në dalje të Shkupit
Maqedoni

Një person me kokë të prerë i shtrirë në dalje të Shkupit

March 31, 2023
Babai arrestohet, e rrahu djalin
Maqedoni

Dy persona rrahën një 34-vjeçar, më pas ia vodhën paratë

March 31, 2023
Ramazani, si të hani ushqim të shëndetshëm
Maqedoni

Ramazani, shtatë dobitë e agjërimit

March 31, 2023
SH.E. “Vllaznia” filloi me aktivitetin e dhurimit të bukëve për rastet e rënda sociale
Maqedoni

SH.E. “Vllaznia” filloi me aktivitetin e dhurimit të bukëve për rastet e rënda sociale

March 30, 2023
E pazakontë për funksionarët. Drejtori shqiptar nuk i shfrytëzon beneficionet që i takojnë, ja pse (VIDEO)
Maqedoni

E pazakontë për funksionarët. Drejtori shqiptar nuk i shfrytëzon beneficionet që i takojnë, ja pse (VIDEO)

March 30, 2023
Hoxhë Sadullah Bajrami nxjerr foto nga Xhamia e Madhe në Kumanovë (FOTO)
Maqedoni

Xhamia të cilën BFI e njeh si “ndërtesë”, kërkon mjete financiare për ndërtimin e minares

March 30, 2023
Next Post
Grubi. Parandaluam shumicë që do t’i shërbente Moskës

Grubi. Parandaluam shumicë që do t’i shërbente Moskës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK