Futbollisti i talentuar, Erdin Ismaili, ka shkëlqyer me skuadrën e FC Basel U19 kundër AAK Gent, duke shënuar fitore 0:1, në ndeshjen e vlefshme të UEFA Youth League, shkruan Open-TV.
Ismaili ka udhëhequr skuadrën e U19 të Baselit drejt fitores së rëndësishme si mysafir. Ai është edhe kapiten i skaudrës, duke bartur fanellën numër 4.
Për Baseslin U19 titullarë kanë qenë edhe Leon Avdullahu e Elion Jashari. Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të luhet më 25 tetor në Basel.
Ndryshe, Erdini është i lindur më 10 qershor të vitit 2005 në Basel. Është i gjatë 1.80 cm.74 kg. Ai luan në pozitën e mbrojtësit qendror. Nga mosha 9-vjecare është pjesë e Akademisë së Baselit. Disa herë ka qenë pjesë e ekipit senior të Baselit. Ai ka nënshkruar kontratë profesionale trevjecare me Baselin. Është shpallur kampion me Baselin U17 dhe U18.
Erdin Ismaili është me origjinë nga Goshinca e komunës së Likovës, të shpërngulur në Hasanbeg të Shkupit, por që prej shumë vitesh jetojnë në Basel të Zvicrës. (Open-TV)