Klubi i karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova u kthye me katër medalje (2 të arta dhe 2 të argjendta) në turneun ndërkombëtar “Olimpik Open” në Shkup.
Medaljet e arta i fituan Sara Muadini dhe Ajan Muaremi, kurse Azem Azemi dhe Rufat Rushiti u stolisën me medalje të argjendta.
Turneun në fjalë e kishte ndjekur edhe Osama Muadini, prindi i Sarës, vajzës së talentuar, e cila u stolis me të artë në turne.
Ai nga gëzimi që vajza iu shpall kampione turneu në kategorinë e saj, e mori në krah. Të dy të lumtur. (Open-TV)