Sot Vardari i Shkupit përballet me skuadrën e Shkëndijës në xhiron e dhjetë të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Tetovarët kanë ardhur në Shkup me dëshirën për të rrëmbyer tri pikë të reja që do t’i mbajnë në krye të tabelës, ndërsa Vardari do të mundohet me të gjitha forcat të shënojë rezultat pozitiv.
Ja formacionet:
Vardar: Gaçevski, Glisiq, Papuli, Micevski, Cvetkov, Mishkovski, Milosaviq, Duranski, Brdarovski, Cvetanovski dhe Lemos Da Silva.
Shkëndija: Taleski, Limani, Tsake, Chinari, Totre, Krasniqi, Maksimov, Aganspahic, Dita, Qaka dhe Adili.
Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shksndijës do të luhet me fillim nga ora 14:00 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.