Aktori dhe ish banori i “BBVK”, Vedat Bajrami, ka dhënë një lajm të hidhur.
Ai ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar ka ndërruar jetë axha i tij, shkruan lajmi.net.
Lajmi e ndau ai vet përmes një postimi në ‘Instastory’.
“Sot nga kjo botë na iku Agja Islam, u prefsh ne paqe”, shkroi ai.
Vedati ishte pjesë e edicionit të parë të “BBVK”, ku doli i dyti në garë./Lajmi.net/