Gazetar në media, themelues i njërit prej portaleve të para në gjuhën shqipe në Gostivar dhe më gjërë “Radio Vala”. Drejtues i shërbimit për Informim në Ministrinë e Vetëqeverisjens Lokale dhe Komunës së Gostivarit. Me pak fjalë, ky është Kasam Selimi, njeriu, miku ynë që na shoqëroi gjatë gjithë kohës neve si ekip i emisionit “Diaspora” në Zvicër. Ai është mesin e të rinjëve të fundit që kanë migruar nga Gostivari për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Profesionin e gazetarisë e ushtron edhe në Zvicër dhe sot është zëri thuajse i vetëm i sportistëve shqiptarë në këtë tokë të huaj. Intervistën e zhvilluam në banesën e tij në Bern, ku ai na priti me familjen, bashkëshorten Florën dhe dy fëmijët Gentin dhe Vlorën.

“Mendimet dhe ideja për të ta lënë vendlindje ka ekzistuar, por gjithmonë thonim ndoshta sot ose nesër dhe e shtyenim, kur erdhi momenti, e vendosëm aty për aty se duhet ta kërkojmë perspektivën, dhe ne kërkonim një zhvillim të shpejtë të familjes sonë dhe menduam se zgjidhja do të jetë mërgimi. Tani, kur erdhëm në mërgim, e pamë se nuk është aq e shpejtë, nuk shkojnë gjërat aq shpejtë sa i mendon njeriu, pasi edhe këtu ka dallim nga ajo që na thonin njerëzit kur vinin atje. Realisht ishte një vendim për shumicën, një pjesë bukur të mirë të shokëve, i papritur, por unë e ndava mendjen. Ajo çfarë ishte, çfarë kisha bërë në të kaluarën time deri në ato momente në vendlindje, ishte të kisha kontribuar me mundësit e mija, mos kisha bërë ndonjë dëm me vetëdije, në dëm të njerëzve, në dëm të shoqërisë, në dëm të qytetit, dhe mburem me atë çfarë kam mundur të bëjë. Më vjen keq, ndoshta kam mundur të jap edhe më shumë kontribut, por tani mundohem që atë kontribut që do e jepja në vendlindje, ta jap tash për një pjesë të vendlindje këtu, por edhe për mbarë shqiptarinë që janë këtu në mërgim”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
Fillimet e të riut ambicioz nga Korita e Gostivarit, kanë qenë si fillimet e gjithë mërgintarëve, luftë për ekzistencë në Zvicër. Një herë vështirësi për të gjetur punë, pastaj barriara gjuhësore. Punën e parë e ka filluar në ndërtimtari, një zanat që kurrë nuk e kishte menduar. Sfida ka qenë e madhe, por ka vendosur të mos dorëzohet për hirë të familjes dhe fëmijëve.
“Vija në një vend, e realisht nuk e dija se ku shkojë. E dija si Zvicër ku kisha qenë një apo dy herë, gjithçka dukej bukur, e rregulluar me rregull. Kur e di se çka të pretë është mirë, por unë nuk kisha pasë qenë i përgatitu, në kuptimin pasi nuk e njihja gjuhën gjermane dhe kur erdha këtu problemin më të madh e kisha mos-njohjen e gjuhës gjermane. Për një vizitë te mjeku, të duhej të marrësh një të afërt që e njihte gjermanishten. Ishte sfidë e madhe dhe nervozë që krijohej brenda te vetëvetja. Si një i ri 26-27 vjeçar të vijshë dhe të të marrë dikush për dore që të shkosh te mjeku, te institucioni të kërkosh punë, kjo të krijonte telashe dhe me të vërtetë nervozë të brendshme. Kishte raste kur shkoja të kërkoja punë, pasi më zgjati diku pesë muaj e gjysëm apo gjashtë muaj pa punë. Merrja me vete ndonjë familjar dhe pyetja e parë që bëhej ishte se për kë kërkoni punë? Po, për këtë! Po ky çfarë ka të kryer? Fillonin të tregonin, por nuk dinin se si ta shpjegonin, dhe me automatizëm ti e merr atë ‘jo’-ën. Kjo krijoji vërtetë vështirësi të mëdha dhe mu desh në fillim të filloja si punonjës në ndërtimtari, një punë që nuk e kisha bërë kurrë në jetën time. Nganjëherë edhe ai inati i madh dhe dëshira e madhe për të sakrifikuar për të ardhmen, për familjen, edhe pse në atë kohë ende nuk kishim fëmijë, por duke menduar të ardhmen, ja dola. Pastaj, një shok që ma dha mundësinë me një punë tjetër, filluan punët të shkojnë nga e mira, por gjithmonë e kujtojë të kaluarën që ka qenë shumë e vështirë, është dashur të punojë shumë edhe në temperatura deri në – 20 Gradë, ose të punoje kur biente shi pa ndërprerë dhe ndërkohë as që duhej menduar ndërprerja e jo përfundimi i punës për atë ditë pune. Të gjitha këto u përballuan, përballohen dhe ngadalë-ngadalë punët kanë rrjedhur nga e mira, po realisht nuk do ia kisha dëshiruar çdo kujtë të përballet me vështirësinë dhe do ia kish dëshiruar që nëse merr rrugën e kurbetit, të bëjë një parapërgatitje, së paku të mësojë diçka, gjuhën e vendit ku shkon. Mos e bëjë gabimin sikurse unë ose si shumë shokë të mijë, me adresë se ku shkon po, por pa mos e njohur gjuhën. Pa mos e ditur një përshëndetje për ta thënë ose pranuar. T’i mund të keshë edhe diploma prej atje, po realisht këtu nuk njihen. Duhet një fazë, procedurë verifikimi që merr kohë, pastaj kërkojnë edhe mjete financiare, pra të duhet edhe financiarisht të jeshë i përgatitur. Janë shumë faktorë dhe duhet të jeshë i vetëdijshëm se të pret një rrugë të cilën ose do vendosësh ti shkosh deri në fund ose do të duhet të dorëzohesh. Ne nuk u dorëzuam bashkë me bashkëshorten time, e kemi përballuar edhe pse kemi pasur situata të vështira ekonomike. Të jetosh në Zvicër me një rrogë, është luftë për mbijetesë. Ne vazhdojmë ta sfidojmë vetëveten dhe Zoti na ka falur dy fëmijë. Bashkëshortja nuk punon, por i kemi dhënë prioritet familjes, njëri të punojë e tjetri të kujdeset për fëmijët. Është pak më e vështirë, por nga ana tjetër krijon kënaqësi që i kemi fëmijët para syve tanë. Kemi mësuar ndoshta nga rastet tjera kur njerëzit ndoshta i kanë lejuar fëmijët ti çojnë diku tjetër, të kujdeset dikush tjetër dhe kanë punuar edhe bashkëshortet e tyre. Por, ne vendosëm që bashkëshortja të rijë në shtëpi, të kujdeset për fëmijët. kurse unë të jem ai i cili do të sigurojë të ardhurat. Luftë për ekzistencë, por falë Zotit çfarë vjen, vjen me djersë dhe jemi të kënaqur”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
“Njeriu i sfidave” – kështu mund të quhet Kasami. Edhe përskaj shumë pengesave, arrinë të krijojë diçka mbi profesionin e zemrës. Nga puna e përditshme për të mbajtur gjallë familjen, një herë në javë ai sjellë emisionin me autorësi të tij “Sporti Shqiptar në Mërgim”. Pa shumë kushte, me të gjithë angazhimin personal dhe pa asnjë përfitim personal, ka intervistuar dhe qindra shqiptarë të suksesshëm e ka mbuluar pafund evente sportive në çdo cep të Zvicrës dhe jashta saj.
“Prej ditës së parë kur kam ardhur këtu ishte ideja se çfarë unë mund të bëjë. Për ta gjetur një punë, për ta pasur një punë është shumë e lehtë, askujt nuk i jep llogari. Por, ideja ime ishte se çfarë mund të jap si kontribut në profesionin tim, pasi e shihja se ka shumë nevojë për informim mbi atë se çfarë bënë mërgata shqiptare, sepse janë shtrirë dhe janë aktiv në shumë sfera. Dhe, paralelisht me ato sfidat e mosnjohjes së gjuhës gjermane, mos gjetja e punës, unë fillova ta sfidojë veten në njohjen dhe çështjen e sportit këtu pasi ka shumë klube shqiptare, ka shumë sportiestë dhe sportiste shqiptare dhe fillova ta krijojë rrjetin tim. Sot pas gjashtë vitesh ndihem krenarë që kam mund ta bëjë këtë rrjetë dhe ndoshta juve ju duket se jam integruar këtu, por vërtetë kam krijuar një rrjetë të mirë të njerëzve të cilët janë të suksesshëm në Zvicër, dhe nga ana tjetër në punën e përditshme që bëjë si shitës, edhe aty kam shënuar një avansim të vogël. Ndoshta për dikë nuk është asgjë, por e vlerësojë pasi e kam arritur me mund, sakrificë. Kam filluar si një punonjës i thejshtë dhe pas gati një vit e pak më tepër jam ngarkuar me përgjegjësinë si person i tretë në njërin nga filialet e kompanisë së madhe ‘Denner’ dhe gradushlisht jam i interesuar të ecë para, por paralelisht të ecë para edhe me emisionin apo kontributin për shqiptarët në Zvicër”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
Puna e Kasamit duhet parë nga çdo shqiptarë që jeton dhe vepron në Zvicër si diçka e jashtëzakonshme. Ai le gjurmë përmes emisionit të tij, të cilin pas disa vitesh dikush do ta ketë pikë referimi mbi atë se kush janë dhe kanë qenë shqiptarët në Zvicër. Pret mbështetje që “gjurma” e nisur nga ai të ketë vazhdimësi të përhershme.

“Këtë e kam ushqim shpirtërorë, me këtë jetojë dhe nëse nuk e bëjë një herë në javë, mua më duket sikur nuk e kam dhënë atë përkushtimin e zakonshëm. Kërkon shumë punë, angazhim, mund, ka harxhime pasi unë nuk jam duke fituar prej kësaj pune, thjeshtë e bëjë nga dëshira e madhe për të lënë diçka sepse siç thash kam vërejtur se ka nevojë që komuniteti shqiptarë të ketë një arkivë në fushën e sportit që në të ardhmen mos flasim me hamendje, thashetheme por me video – fakte, ku pastaj do themi se në këtë kohë ka pasur ekipe të suksesshme, ka pasur individë e sportistë të suksesshëm. Kërkon shumë punë ky emision, pasi duhet gjithçka vetë të bëjë, siç e kam thënë edhe një herë tjetër, me këta dy duar unë duhet të bëjë xhirimin, montazhin, transmetimin, të mendojë çfarë të pyes bashkëbiseduesin, ta gjejë bashkëbiseduesin, gjithçka varet prej këtyre dy duarve. Shumë e rëndësishme për ta përmendur duhet edhe durimi dhe sakrifica e famlijes, asaj pjese pas meje, bashkëshotës sime dhe dy fëmijëve, të cilët kanë durim dhe më përkrahin dhe besoj edhe financiarishtë ndajmë prej buxhetit familjarë për këtë emsion. Ju vetë keni qenë dëshmitarë kur duhet të shkosh 200 kilometra largë, në një pjesë tjetër të Zvicrës për ta kontaktuar në sportis, klub. Këtë e bëjë me shumë vetëdije për sakrificën, për kohë, harxhimet por me shumë dëshir dhe i vendosur se kësaj duhet me i shkuar sa më gjatë, sa të më lejojnë mundësit e mija qofshin financiare, shëndetësore e kohore. Ne një ditë i ja kemi ndarë sportit shqiptarë në megrim dhe shqiptarëve, tjetra mbetet se sa do të dinë ta vlerësojnë, përkrahin pasi ka nevojë për përkrahje. Kjo ju mbetet njerëzve pa mos ua imponuar, pa mos ia thënë dikujt, e lejmë vetë gjithësecili ta mendon se ky emsion ka diçka madhore në prapavijë”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.

Ka intervistuar e ka sjellur shumë histori suksesi të sportistëve shqiptarë në Zvicër. E ajo që e bënë më krenarë Kasamin, është se ka qenë shpesh i pari që i ka zbuluar këta njerëz të cilëve media zvicerane u ka rezervuar vend herë pas here, por jo edhe ajo shqiptare.
“Suksesi dhe ai talenti që kanë shqiptarët ka qenë edhe shtytja kryesore që unë kam menduar se këtyre njerëzve ju duhet një përkrahje mediale, një promovim, shtytje, kjo ka qenë ndoshta edhe arsyeja pse e kam filluar këtë emision. Kështu e kam vlerësuar dhe te unë në emision vijnë të të gjitha moshave dhe janë sportistë të të gjitha kategorive, qoftë ata profesional e ato amatorë. Edhe amatorët japin një kontribut të veçantë të cilët pasi luajnë rol në ruajtjen e gjuhës, kluturës, unifikimit, bashkimit të shqiptarëve në Zvicër. Për 65 emisione që kam realizuar, kam arritur të njoh sportisë shumë modest, të cilët unë vetë në ekran kur i kam parë i kam ëndërruar, i kam parë para se të vijë në Zvicër para 10-15 viteve dhe sot më është dhënë rasti ti njoh. Do të kisha dashur të përmend një nga referët më të mirë shqiptarë në Zvicër Bekim Zogaj, i cili është një njeri shembullorë. Pastaj, futbollistin e parë shqiptarë në përfaqësuesen e Zvicrës Milaim Rama. Edhe disa nga karateistët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohrave, do e veçoja këtu mikun tim dhe përkrahësin e ‘Sportit Shqiptar në Mërgim’ dhe e përmendi pasi kur e kam intervistuar më ka thënë se ka hyrë dhe ka dalë nga karateja pa mos ju dhënë kurrë mundësia të shprehet në gjuhën shqipe. Pastaj, pas dhjetë viteve pas pensionimit si sportist, ai shprehet dhe rrëfenë të kaluarën e tij dhe më ka thënë se do të jetë përkrahës i këtij emisioni. I veçojë këta njerëz pasi vërtetë e kanë vlerësuar punën time sikurse edhe karateisti që mbanë rekord në Zvicër, Femi Mahalla, i cili ka qenë 14 herë kampion i Zvicrës në karate. Kemi shumë njerëz që kanë arritur, kanë lënë gjurmë dhe sot ata janë shembullorë”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.

Me nisjen e emisionit “Sporti Shqiptar në Mërgim”, Kasam Selimi ka zbuluar shumë sportsitë të mëdhenjë si shqiptarë në Zvicër.
“Ndoshta mungesa e një medium që do të duhej realisht të merret vazhdimisht, ndërsa unë kam pasur fatin ti njoh prej këtij rrjeti që kam ndërtuar për këto gjashtë vite sa jam në Zvicër dhe kur fillova me emisionin filloi të zgjerohet rrjeti e duke më treguar miqët se kemi edhe sportistë të tjerë, sikurse më tha Shqiprimi e pastaj unë e njoha Femi Mahallën dhe kështu vazhdon. Te këta njerëz unë kurrë nuk pashë se ka konkurrencë… Por unë dua të falenderojë Zotin që ma ka dhënë këtë ide që ta nisë këtë emision dhe të kontribuojë. Sa do arrijë, nuk e di, por unë e kam nisur që mos të ndalet”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
Po cili është mesazhi realisht i Selimit përmes emisionit të tij?

“Gjithmonë kam shkuar pa mos u imponuar me punën time në heshtje, puna të tregojë vetë e jo unë të shkojë të trokas te njerëzit e të ju them shihni se çfarë bëjë unë. Unë do bëjë shumë emisione, 65, 100 e që vizualisht ndoshta nuk duken bukur pasi vetë e bëjë montazhën të cilën nuk e njoh mirë, por nga ana tjetër përmbajtja dhe mesazhi besoj se ruhet. Njerëzit lejnë një mesazhë dhe pas 10-15 apo 20 vitesh, kur dikushtë kthehet pas do të mund të shoh se çfarë sportistësh kemi pasu e që kanë ditur të flasin shqip dhe kanë qenë shqiptarë. Nuk do të mund të na i marrë dikush tjetër, të thonë se kanë qenë diçka tjetër. Ata do mbahen mend si shqiptarë pavarësisht cilës zone, krahinë apo nga i cili vend vijnë. Këtu, te ky emision të gjithë janë shqiptarë dhe kurrë nuk i pyes se nga cili vend vjen: Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Lugina e Preshevës. Te unë të gjithë janë shqiptarë dhe ashtu e fillojë dhe e mbarojë ‘Sportin Shqiptarë në Mërgim’’’, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
Pas familjes, emisioni që realizon është gjithçka aktualisht për Kasamin. E ka menduar zhvilllimin, por kjo varet shumë edhe nga përkrahja e të tjerëve.

“Me ‘Sportin Shqiptar në Mërgim’ mendoj të zhvillohem sipas mundësive aq sa do të mundem dhe aq sa do të kem përkrahje, dhe nëse është kështu unë do të vazhdojë. Në kuadër të kohës nëse do të ketë reduktim, nëse jo katër herë në muaj, me disa reduktime, por nëse do të kem njerëz që do të më rinë pas dhe njerëz që e njohin kamerën, montazhën, për mua do të ishte shumë më mirë, do të isha zhvilluar edhe më shumë. Jo vetëm Kasami, por do të ishte zhvilluar ‘Sporti Shqiptar në Mërgim’, do të ishin zhvilluar, përkrahur sportistët dhe klubet shqiptare në mërgim, d.m.th. përfitimi do të ishte i shumëfishtë, i të gjithve dhe jo vetëm i Kasamit, pasi unë për vete tek e fundit i kam të ardhurat e mija që më vijnë prej punës ku punojë, këtë e kam ngarkesë kohore, por kënaqësi shpirtërore, jetojë, e kam ushqim shpirtërorë, është familja e para, pastaj koha që ndajë më shumë për këtë emision”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
Selimi, që dikur i është lutur Zotit, siç ai thotë, për tu bërë gazetar, thotë se në Zvicër mungon një media në gjuhën shqipe. Është i hapur për një nisëm të tillë nëse do të kishte mbështetje edhe nga bashkëatdhetarët e tjerë.
“Realisht ka pasur tentativa, ka tentativa për hapjen e mediave, sidomos televizioneve në gjuhën shqipe. Ka pasur vështirësi, është lejuar pjesërisht, por një televizon siç e thonë ‘multi-kulti’, por jo një televizon pastër në gjuhën shqipe. Besoj se është e vështirë, sepse ne e dimë sesa e vështirë ka qenë të hapet një televizon në gjuhën shqipe te ne në Maqedoni. Është e vështirë, por ka mundësi ose të vendoset bashkëpunimi me mediat tona vendore atje, qofshin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Pra, këto materiale që janë këtu, të shkojnë edhe atje. Për kështu bashkëpunimesh kam qenë i pahur, jam i hapur. Por, thjeshtë duhet të trokitet në derë dhe të pyetet, pasi një pyetje nuk kushton. Te unë nuk ka çmim, nësi dikush ma bënë një nderë, unë dua t’ia kthejë me një nderë. Ky emsion është ide e madhe dhe këtë unë dua ta ndajmë bashkarisht, ta ndjejmë bashkarisht se bëjmë diçka të mirë për shqiptarët. Unë për vete mund të ri këtu në banesë me fëmijët e mijë dhe të mos interesohem, por nuk ma lejon shipirti sepse unë jam lutur Zotit të më bëjë gazetar. Dhe të jeshë gazetarë, nuk do të thotë ti të rishë te shtëpia dhe të mbashë vetëm titullin gazetar, por duhet të japësh kontribut”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
I mungon vendlindja si çdo mërgimtari tjetër, por e shuan sadopak atë zjarr përmes punës me emisionin e tij.

“Vazhdojë të kem kontakte, të mbajë kontakte me ata shokë, miqë me të cilët kemi punuar për shumë vite në vendlinjde në Gostivar, por me kalimin e kohë vetëvetiu, jo se ftohen, po angazhimi i tepërt, koha atje, koha këtu, shokët atje çdonjëri me angazhimet e veta. Unë para gjashtë vitesh kam qenë i martuar, por nuk kam pasur fëmijë dhe në atë kohë e deri më tani kanë ndryshuar rrethanat, po vazhdojë të mbajë raporte të mira, vazhdoj të marrë këshilla të mira nga ana njerëz të cilët edhe në atë kohë atje më kanë respektuar, ndihmuar, më kanë dhënë shtytje dhe atyre njerëzve, qytetit tim, Gostivarit tim ia dëshirojë të gjitha të mirat. Më mungon, por kjo që e bëjë emisionin ‘Sporti Shqiptar në Mërgim’, mundohem ta shuaj një zjarr që e kam brenda, të kontribuojë. Tek e fundit të dihet se Kasami është i lidhur me Gostivarin, unë jam djalë prej Gostivari”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.

Kasami është një gazetar me shumë vizion dhe puna e tij e shkëlqyer ka bërë krenarë çdo shqiptarë në Zvicër. Megjithatë, zemra e tij rreh vetëm për vendlindjen. Nuk e di kur mund të jetë rikthimi, por momentin e parë që do ti jepej kjo mundësi, ai do të kthehej sërish në Gostivar.

“Dëshira, po ekziston. Them po ti ktijojë pak kushtet, isha kthyer, po realisht kushtet nuk janë duke u krijuar. E kam ëndërr për të ardhur, për t’u kthyer, për të dhënë kontribut, pasi mendoj se jo vetëm gjërat më mbeten në gjysëm, por unë nuk arrita të bëjë as gjysmën e asaj për Gostivarin, po ajo çfarë kam dashur të bëjë, kanë qenë hapat e para dhe di, mendoj dua, po rrethanat nuk e di… është e vështirë. Mund të them se dua, por kushtet nuk janë pjekur, nuk dua të kthehem pa mos dhënë diçka. Se si punëtorë po, por duhet diçka pak më tepër te kjo pjesë, sepse e di se mund të bëjë më shumë, besoj se Zoti më ka krijuar më shumë mundësi për ti dhënë vendlindje, familjes. Do mundohem edhe disa vite këtu ta shtyej, sa do jetë nuk e di, po ëndërra është Gostivari, atje është lidhja ime, dhe këtë lidhje me Gostivarin vazhdojë ta mbajë. Me siguri e vërejtët edhe në dhomën time, te piktura që është ai kontakti i përditshëm me Gostivarin, përveç kontakti me familjen. Simboli i qytetit, pasi ai na biente shpesh në kontakt me sytë tanë dhe kjo është ajo. Unë shpresojë se një ditë mund të kthehem. Dua të kthehem derisa sa jam i gjallë në Gostivar e të jap kontribut, po të kthehem vërtetë në një moshë kur vërtetë mund të jap kontribut, jo në moshën e një pensionisti apo si një kufomë që vetëm shkon të varroset atje”, deklaron Kasam Selimi, gazetar.
Ai mundohet që të kalojë sa më shumë kohë me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, ndërsa e mira ishte se te ata komunimiki ishte vetëm në gjuhën shqipe. Pastaj, për të ruajtur autoktonen, atë nga vinin, në çdo dhomë, sikurse edhe te ajo e ndejtjes, familja Selimi kishte nga një fotografi që ua kujtonte Gostivarin.
Emisioni i plotë në linkun: https://youtu.be/duBOtRvsBTY